”Reciprociteti i targave”, Rama: Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë

195
Sigal

Kryeministri Edi Rama për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e ”reciprocitetit të targave”, thotë se Prishtina duhet të dialogojë dhe Beogradi të bashkëpunojë.

”Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%)”,-shkruan Rama në Twitter.“Reciprociteti për targat” i vendosur nga qeveria Kurti për automjetet serbe që hyjnë në Kosovë ka trazuar politikën me Serbinë. Kurti tha se reciprociteti “u imponua” nga Serbia, ndërsa kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quajti “kërcënim të drejtpërdrejtë për ta”.

Përballë kësaj situate, BE ka kërkuar përmbajtje dhe ulje të tensioneve, teksa ka angazhuar të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, që të ndërmjetësojë zgjidhje.

Postimi i plotë

Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.