Xhixho: Ligji për studentët e mjekësisë do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

40
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është shprehur se ligji që detyron studentët e mjekësisë që të qëndrojë 5 vite në Shqipëri, pas mbarimit të shkollës do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Duke folur në një intervistë, Xhixho u shpreh se studentët nuk janë dëgjuar nga ligjëvënësit.

Mbështetja ime ka qenë edhe për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe do të jem nga deputetet që do ta firmos këtë kërkesë. Është një ligj i padrejtë, i cili erdhi në seancën e fundit, dhe nuk u dëgjuan studentët në Komisionin e Ligjeve dhe as në seancën e parlamentit, ndërkohë që ata protestonin jashtë.

Është një ligj antikushtetues dhe i padrejtë. U kërkohet që të firmosin një kontratë që do të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri, ose nga ana tjetër do të duhet të paguajnë 6 mijë euro. Me pak fjalë këtyre studentëve u mbajnë peng diplomat dhe nuk kërkojnë dialog me ta’, tha gjatë fjalës së saj, deputetja Erisa Xhixho.