Rastësia/ Në të njëjtën orë, dy vite me parë tërmeti i fuqishëm tronditi vendin

187
Sigal

Në të njëjtin muaj dhe ditë, pothuajse në të njëtën orë si sot, dy vite më parë një tërmet i fortë tronditi vendin.

Sot më 21 shtator, në ora 4:04 të pasdrekes një tërmet i shkurtër por i fortë lëkundi vendin, me magnitudë 3.7 të shkallës rihter, thellësi 11km dhe epiqendër në Burrel.

Dy vite më parë, më 21 shtator 2019, në orën 4:09 të pasdrekes një tërmet i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.