KPA konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Krujës

200
Sigal

Komisioni i Posatçëm i Apelimit ka konfirmuar ditën e sotme në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Kujës, Petrit Çano.

Bëhet me dije se vendimi për  Petrit Çano ishte lënie në fuqi.

Nga ana tjetër kujtojmë se Kreu i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u përball me dyshimet për mungesë burimesh financiare në dy vite si dhe me një denoncim nga publiku. Këtë të fundit Çano e konsideroi të pavërtetë.