Fushata e 25 prillit, PS shpenzoi veç 17 mln vetëm për Facebook-un sipas KQZ

155
Sigal

Edi Ramës i ka kushtuar mandati i tretë 172 milionë lekë të rinj. Kaq është shifra zyrtare e shpenzimeve që ka deklaruar Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë raportimit financiar.

Partia Demokratike ka shpenzuar, 3.6 herë më pak se partia në pushtet. Lulzim Bashës fushata që nuk e bëri dot kryeministër i ka kushtuar 47 milionë lekë të rinj. Socialistët kanë gjeneruar të ardhura, të cilat i kanë lejuar edhe të kursejë 4 milionë lekë, ndryshe nga PD të cilët fushata ja ka lënë arkën bosh.

 

Paratë nuk janë kursyer as për të sponsorizuar materialet e partive në rrjetet sociale. Vetëm për Facebook-un, të dy partitë së bashku kanë harxhuar mbi 140 mijë euro. PD ka deklaruar pagesa për median sociale rreth 7 milionë lekë të rinj, ndërsa PS rreth 10 mln lekë.