Raportuesja për Shqipërinë në PE thirrje politikës shqiptare: Vijoni dialogun në frymën e ‘5 qershorit’, Zgjedhorja kusht për integrimin

310
Sigal

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, reagon pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Santos përshëndet miratimin e listave të hapura, ndërsa iu bën thirrje të gjitha palëve politike, brenda dhe jashtë parlamentit, në frymën e dialogut që lejoi marrëveshja e 5 qershorit, duke kujtuar se Reforma Zgjedhore është kusht themelor për integrimin e Shqipërisë n BE.

“Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha palët, jashtë dhe brenda parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshja e 5 qershorit për Zgjedhoren, si kusht themelor për integrimin”, shkruan reporterja Santos.