Salianji: Rama një autokrat i lodhur, opozita do të fitojë bindshëm

51

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se vendimi i sotëm i Parlamentit për ndryshimet kushtetuese tradhtoi interesat e qytetarëve shqiptarë.

Teksa e konsideron një autokrat të plakur kryeministrin Rama, Salianji tha se ai po përpiqet të manovrojë për të fituar dy tre mandate më shumë, por sipas tij, opozita do të fitojë bindshëm.

“Një akt i cili tradhtoi interesat e Shqipërisë, qytetarëve, ndërkombëtarëve dhe shpërfaqi po themi gjithë autokratin e plakur, të sëmurë dhe të etur për pushtet që është Edi Rama. Sot jemi në kushtet kur Edi Rama është vendosur qartazi kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.

Fundin e dinë të gjithë besoj. Mjafton të kujtojmë se si përfundon cilido që del kundër ndërkombëtarëve. Me aktin e sotëm, e ka rrëzuar 5 qershorin sepse një nga pikat e kësaj marrëveshje është sepse një nga pikat është se nuk ka asnjë ndryshim për sistemin. Reagimi i sotëm i Ramës është se unë jam fanari ndriçues.

Rama e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë. Edi Rama kërkon që duke hequr disa parti të koalicionit, mund të marrë dy tre mandate më shumë. Ne do t’i përgjigjemi me të njëjtën formë. Në 2005, me Fatos Nanon ndodhi e njëjta gjë dhe Partia Demokratike fitoi. Edi Rama është i dalë nga pushteti dhe të bëjë çfarë të dojë”, tha Salianji