Dhimitër Bello shpallet Rektor në Universitetin e Korçës

1239
Sigal

Ka mbaruar numërimi i votave në Universitetin e Korçës, ku Rektor është shpallur Dhimitër Bello i cili kandidonte kundër Lenci Ekonomit.

Gjithashtu Ledina Alolli është shpallur fituese në fakultetin e ekonomikut, në fakultetin filologjik Jonela Spaho dhe në fakultetin e bujqësisë Gjergji Mero.

Deri tani Robert Damo nuk ka mundur të marrë dot numrin e kërkuar të votave pavarësisht se garonte i vetëm e do të jetë përsëri në votimet e raundit të dytë.

Ne senat janë shpallur fitues Ismeralda Seidolli dhe Hansi Kapllani.