Kujdes në 25 prill/ Mësoni rastet kur vota juaj quhet e pavlefshme

502
Sigal

Mënyra e të votuarit në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, është ndryshe nga herët e kaluara.Ndaj, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm që vota e tyre të mos jetë e pavlefshme gjatë numërimit nga komisionet përkatëse.

Por, kur një votë quhet e pavlefshme?

E tillë konsiderohet kur ju votoni një kandidat për deputet dhe njëherazi një parti tjetër nga ajo e kandidatit.Pra, nëse zgjidhni një kandidat nga radhët e PD-së, edhe vota duhet të jetë për Partinë Demokratike.Ashtu sikundër nëse votoni kandidatin për deputet nga radhët e PS-së, nuk mund të votoni për forcë tjetër politike, e kështu me radhë.Vota është e vlefshme nëse zgjidhni 1 kandidat për deputet dhe partinë apo koalicionin.Po edhe nëse votoni vetëm për kandidatin dhe për asnjë parti, sërish vota juaj quhet e vlefshme.