Raporti tronditës i BE/ Ballkani cilësohet si territor tranzit i armëve, trafikut të refugjatëve dhe qënieve njerëzore. Nevojë urgjente për të çrënjosur lidhjet politike me krimin e organizuar

150
Sigal

 

 

Eurodeputetët u kërkuan qeverive në rajon të rrisin përpjekjet e tyre për avancuar me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Eurodeputetët kanë paraqitur një raport mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe avancimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Ata theksojnë se këto dy aspekte janë procese reciproke dhe të lidhura me njëra-tjetrën.Në një raport mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët u kërkuan qeverive në rajon të rrisin përpjekjet e tyre për avancuar me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja, sipas eurodeputetëve, duhet t’i mbështesë këto përpjekje përmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik.

Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE

Raporti u miratua të martën nga Komiteti i Punëve të Jashtme me 60 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenim. Aty thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore.Sipas këtij raporti, rajoni shërben si një korridor tranziti për emigrantët dhe refugjatët, si dhe vend i pastrimit të parave dhe trafikut të armëve të zjarrit. Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit.Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme. Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të prekshme, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina.

Mungesa e vullnetit politik në luftën kundër krimit të organizuar

Duke e konsideruar si mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar, eurodepuetët duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të adresojnë plotësisht mangësitë e sistemeve të tyre të drejtësisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e procedurave ligjore.Duke qenë të vetëdijshëm për raportet dhe akuzat për lidhjet midis figurave të nivelit të lartë politik dhe grupeve të krimit të organizuar, eurodeputetët nënvizojnë nevojën për të çrrënjosur lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave të qarta mbrojtëse kundër korrupsionit dhe ndjekjes efektive të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë.

Është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të ndajnë informacionet me shtetet anëtare

Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar

Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës dhe bizneseve ekzistonin para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga fundi i konflikteve të viteve 1990, dhe eurodeputetët dënojnë mungesën e dukshme të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë në mënyrë që dosjet t’u kthehen qeverive nëse ato duan.

Eurodeputetët nënvizojnë gjithashtu se është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të ndajnë informacionet me shtetet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Eurodeputetët i kërkojnë Këshillit që të autorizojë sa më parë hapjen e negociatave për një marrëveshje të ngjashme me Kosovën.

Raportuesi Lukas Mandl (EPP, AT ) tha: “Krimi i organizuar dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e tyre publike dhe në njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse është një pengesë e madhe për përpjekjet e shoqërive në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar shtetet dhe ekonomitë e tyre. BE-ja nuk duhet të përdorë krimin e organizuar si justifikim për të vonuar procesin e zgjerimit, por duhet të qëndrojë në krah të njerëzve të Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar.”