‘Do t’i thyej brinjët Berishës’/ Spaho-Bashës: I pabesë, me ‘këpucë të kuqe’ do dilje në 13 qershor po të…

269
Sigal

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës i cili u shpreh në Kuvend se do t’i ‘thyente’ brinjët liderit historik të PD, Sali Berisha. 

Spaho shkruan në rrjetet sociale se Basha është mediokër dhe i pabesë, ndërsa i kujton funksionet drejtuese që iu besuan në Qeveri falë mbështetjes së Berishës.

Gjithashtu, deputeti demokrat thekson se do të mjaftonte një sinjal në 13 qershor për ta nxjerrë Bashën nga PD me ‘këpucë të kuqe’ dhe jo të shpallej fitues me 40 mijë vota.

Postimi
10 vite ne drejtimin me te larte te PD nga viti 2005 deri ne 2015 dhe flet per “llumin” e PD qe u dashka te pastrohet!!!!
8 vite te tjera Kryetar i PD dhe sot u kujtua zoteria per te folur per “pastrimin” e PD.
Ti more zoteri ke mbajtur keto pozicione qe te jane falur vetem sepse ke patur mbeshtetjen e Berishes. Nuk ke pasur dhe nuk ke asnje vlere.
Medioker, njeri qe nuk merr mendim nga te tjeret, nuk meson nga gabimet, skematik, i pa bese, njeri me vese, interesaxhi.
Nje sinjal te na jepej para 13 Qershorit dhe ne te nxirrnim ty me kepuce te kuqe dhe jo fitues me 40 mije vota.
Dil ne baze, ki kurajo, provo vehten dhe te shohesh sa mbeshtetje ke.