Raporti i OSBE-ODIHR ngre shqetësime rreth paanshmërisë së KQZ-së

426
Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e parë të ndermjetëm për peridhën 15 maj-1 qershor ku ngre pikëpyetje për paanshëmrinë e KQZ. Raporti ngre shqetësim edhe për përdorimin e aseteve të qeverisë për fushatë, si edhe akuzat personale që kanë dominuar deri më tani fushatën, e cila sipas misionit misonit ka nisur para kohe, në shkelje të ligjit.
Tiranë-Në mesin e debateve për disa vendime të marra nga KQZ, që janë referuar në Kolegj, misioni i OSBE-ODIHR ngrë pikëpyetje për paanshmërinë e institucionit me të lartë zgjedhor.
Në raportin e parë të ndërmjetëm për periudhën 15 maj-1 qershor, OSBE-ODIHR vlerëson se:
“Të pyetur nga OSBE-ODIHR, disa persona kanë ngritur shqetësime rreth paanshmërisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në disa nga 90 Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor ka pasur pengesa për zhvillimin e punës”, thuhet ne raport.
Misioni, ngre shqetësimin për përdorimin e aseteve të qeverise në funksion të fushatës, siç është rasti i shpërndarjes së lejeve të legalizimit nga PS e LSI.
“Janë ngritur akuza për presion ndaj punonjësve të administratës dhe keqpërdorimin e burimeve të shtetit. Figura kryesore të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë shpërndarë çertifikata legalizimi gjatë disa prej takimeve zgjedhore”, nënvizon raporti.
Vëzhguesit ndalen edhe tek rritja fiktive e numrit të zgjedhësve.
“Prokuroritë lokale kanë hapur çështje për hetimin e rritjes së listave zgjedhore në dy Bashki të marra në pyetje nga personeli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, vijon raporti.
Raporti vë theksin tek nisja në shkelje të ligjit e fushatës zgjedhore, para datës 22 maj. Fushata cilësohet e qetë, por nënvizohet se është fokusuar në akuza personale, veçanërisht nga partitë e mëdha.
Sipas raportit, disa rekomandime të OSBE-ODIHR vijojnë të mbeten të paadresuara, përfshirë masat për të rritur paanshmërinë e komisonereve zgjedhore dhe transparecnën e financimit të fushatës.
Vëzhguesit veçojnë në raport edhe faktin se pavarësisht se zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje lokale, fushata është dominuar nga liderët kryesor politik.
“Fokusi i fushatës është përqendruar rreth çështjeve kombëtare, si rritja ekonomike, përmirësimi i sistemit shëndetësior a arsumor, ulja e taksave për biznesin e vogël. Ps është fokuruar veccanërisht në nveodijë për të luftuar koprrupsionin, ndërsa PD në largimin e personave me rekorde kriminale nga të gjitha nivelet”, thuhet ne raport.
Raporti nënvizon se partite e medha e kanë fokusuar fushatën ne akuza personale dhe përpjekje për të diskretituar kandidatët kundërshtarë.
Sigal