Bota poetike e Fatos Arapit dhe hapsëirat universale të saj

3598
Në vitet ’60 të shek. XX, poetët më të shquar të letërsisë shqipe si Ismail Kadare, Dritëro Agolli e Fatos Arapit, e emancipuan dhe e modernizuan më tej poezinë shqipe duke iu kundërvënë abstragjimin e tyre poetik. Vetëdija e tyre poetike dhe frymëzimi i tyre poetik ushqehej vazhdimisht nga kultura poetike modern europiane, duke iu përshtatur temave të botës shqiptare. Këta poetë të shquar dhe disa të tjerë u quatën “Brezi poetik i viteve ‘60”, të cilët e çliruan poezinë nga klishetë e skematizmi, nga metrika dhe rima e rregullt, zgjeruan frymëmarrjen e botës tematike e motivore si dhe ekspresivitetin e fjalorit të tyre poetik. Ndonëse mes censurës dhe izolimit, poezia shqipe krijoi një kulturë të re poetike, duke u mbështetur edhe në traditën e mëparshme letrare të Naimit e të kohëve më pas. Prirja filozofike e poezisë së Ismail Kadaresë, me novacionin e saj shmangu frymën propagandistike që vihej re tek mjaft krijues të tjerë. Fatos Arapi, me poezinë e vet reflekse, botpërjetoi me frymëzimin e vet një kulturë poetike e mesdhetare, ndërsa Dritëro Agolli, si një udhëtar i përhershëm pelegrin thur poezinë e gëzimit dhe të dhimbjes, me një botë të thellë shpirtërore, duke i ngritur kult atdheut dhe njeriut shqiptar. Në poezinë shqipe bashkëkohore Fatos Arapi (1930) është një zë i veçantë, i cili zë vend të nderuar me botën e tij të thellë poetike dhe hapsirat universal të saj. I lindur në brigjet e detit në Zvërnec të Vlorës, kreu studimet e larta në Sofje të Bullgarisë në Fakultetin e Matematikës dhe Ekonomisë, punoi si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori e Filologji të Universitetit të Tiranës.
Vepra e tij letrare është e larmishme, ai lëvroi poezinë, romanin, novelën, dramën, studimet letrare dhe përkthimet. Është nderuar me disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fatos Arapi hyri në letërsinë shqipe qysh në vitet ’60 me botimin e vëllimeve poetike “Shtigje poetike” 1962 dhe “Poema dhe vjersha” 1966, i cili paralajmëroi për talentin e tij me një vision të ri mbi realitetin dhe botën shqiptare. Ai i thur himne lirisë dhe shpreh besimin tek e ardhmja e qytetëruar e Atdheut të vet poetik. Edhe pse nën trysninë e totalitarizmit, me verbin e tij poetik poeti kërkon shtigje të reja poetike duke ironizuar e përbuzur demagogët, siç bën te poezia “Antiburokratike”, shpreh u jep vargjeve ekspresivitet e ngarkesë emocionale, duke nxjerrë në pah himnizimin e lirisë njerëzore, siç shprehet te poezia “Pse erdhëm në jetë”. Në udhën e gjatë poetike, Fatos Arapi përherë kërkon në frymëzimin e vet, një përmbajtje më ekspresive të artit të tij, një artikulim të fjalës së tij me ngarkesa të mëdha figurative, për të dhënë tablo e përjetime të thella të jetës e të lirisë njerëzore: “Nata shkon kaluar mbi kurriz të maleve”, “Nata e ngarkuar me alarme”, “Unë e desha përtej vdekjes”, “Me dy sy si nata, të mëdhenj të zesë”, “Në mesin e rrugës takon ditën”, “Akeronti rrjedh, po Karont nuk ka”. Vargu poetik i këtij poeti me një shpërthim befasues, në përfytyrimin e vet jep hapsira univerale e thellësi mendimi filozofik, të cilat zbërthejnë natyrshëm kontraste ekzistenciale e ndjeshmëri të lartë. Te vëllimi poetik “Më jepni një emër”, 1972, poeti nuk ka më atë entuziazmin e mëparshëm, bota e tij poetike, përjeton zhgënjimet dhe shqetësimet e kohës, ndaj dhe vargu i tij bëhet disi më hermetik.
Atdheu poetik
Një nga motivet kryesore të poezisë së Fatos Arapit është Atdheu poetik i tij, atdhedhashuria dhe atdheliria. Për poetin Atdheu nuk është vetëm dashuri, ai përfytyrohet me një ndjeshmëri të lartë edhe si dhimbje e pikëllim i thellë i poetit. Atdheu për poetin është ëndërr e shpresë, por është edhe varr i hapur, dashuri që të çmend me fatin etij dramatik nëpër kohëra. Te poezia me titull “Atdheu”, që bën pjesë në lirikën e atdhedashurisë së poetit, shprehet një ballafaqim shpirtëror e intelektual i Fatos Arapit me gjendjen e Atdheut me ledhatimet dhe dramat e tij. Shpirti i tronditur poetic i poetit atdhedashës kërkon vizione të tjera lirie në fytyrën e atdheut të tij: Atdheu është dhimbje, është dhimbje/ Një prill i pikëlluar në shpirt,/ Atdheu është kryqi, është kryqi, E mban – dhe të mban ty – në shpirt. 
Atdheun në poezinë e tij poeti e ka kurdoherë me vete herë si një mall të pashuar e herë hyjnor e “të pavdekshëm si loti”, me Atdheun është e lidhur jeta dhe vdekja, shpresa dhe tragjizmi, ndaj te poezia “Kjo ndodhte në Madrid”, ai përjetohet si mall e pikëllim, por edhe si fat i përjetshëm i poetit. Herë-herë Atdheu në vargun e këtij poeti shfaqet si adhurim e herë-herë si dhimbje e trishtim.
Në këtë motiv të përhershëm të Fatos Arapit për fatin e Atdheut dhe të shqiptarit nëpër kohë, këndohet edhe vendlindja e tij Zvërneci dhe brigjet detare të Vlorës. Dashuria për Atdheun jepet si dashuri për tokën dhe njerëzit e saj, duke ndërtuar një cikël të tërë poetik me vizione të mëdha shpirtërore e poetike “Zvërneci”, “Zëri i tokës”, “Ullinjtë”, “Nëna”, “Babai”, “Fëmijëria” etj., në të cilat shpaloset edhe bota e thellë shpirtërore e poetike mesdhetare e Atdheut. Një nga tiparet e artit poetik të Fatos Arapit, krahas frymëzimit nga reflekse ekzistenciale të botës shqiptare, është dhe raporti që ai ndërton me hapësirat mesdhetare të Atdheut të vet. Poezi të tilla si: “Deti”, “Çast buzë detit”, “Humba në shoqëri me detin”, “U krodha në ujrat e Jonit”, tregojnë se Atdheu (vendlindja) është shtresuar thellë në botën poetike të Fatos Arapit, brigjet detare të tij i kanë dhënë frymëzimet e para, por e kanë mësuar të shoh edhe hapsirave të mëdha të horizonteve, të botës e të qytetërimeve. Nga vendlindja ai mori nëpër udhët e jetës, ullinjtë, zërin e pulëbardhave, dallgët e detit si krifa kuajsh, limonët e portokallet, e mbi të gjitha, zërin e gjyshit, babait e nënës dhe klithmat e tyre për liri e drejtësi. Në këtë kuptim karakteri qytear i poezisë lirike të Fatos Arapit ngjizet në botpërjetime të thella për të dhënë shqetësimet e Atdheut dhe të shoqërisë shqiptare me kuptime të fuqishme metaforike e filozofike, siç bën edhe te poezitë “Duke dalë prej ëndrrës”, “Unë jam poet i vendit tim” etj.
Figura legjendare e Skënderbeut
Për figurën legjendare të Skënderbeut, kryeheroit të Atdheut, kanë mbjellë lisat e frymëzimit të tyre De Rada e Naim Frashëri e mjaft poetë të tjerë kombëtarë, por Fatos Arapi, në ciklin e vet kushtuar kësaj figure mitike shpreh individualitetin e vet poetik, duke dhënë reflekse bashkëkohore me hapsira të reja. Poeti aludon, nëpërmjet ironisë, skenat dhe prapaskenat e Fuqive të Mëdha etë diplomacisë europiane, që krijojnë fatin dramatic të popujve. Duke bashkëbiseduar me kryeheroin Skënderbe, poti jep tablot e përgjakura të lirisë dhe atdhedashurisë shqiptare. Në vargjet e poezisë “Ishim ne” të këtij cikli, udhët e lirisë shqiptare jepen të përgjakura, duke evokuar kështu sakrificat dhe vetmohimin e Atdheut në sytë e botës. Cikli për skënderbeun hapet me poezinë “Liria” dhe mbyllet me poezinë “Vdekja e Skënderbeut”. Me këto përjetime të thella skënderbeu përfytyrohet si sinonim i lirisë së shqiptarëve. Liria – thotë poeti – u duhet të gjithëve: Dallgët kërkojnë oqeanet furtunë,/ zogjtë, hapësirat qiellore të lira… Duke lexuar poezinë e Fatos Arapit “Ti do të vish”, në mendje të sillen vetiu mjaft motive të lirikës së këtij poeti, i cili e sheh dashurinë si një përjetim universal. Mbi të gjitha ky poet e sheh dashurinë si një emocion dramatic, si një kuptim të largët, si një dhimbje njerëzore, që ndjell te njeriu herë-herë edhe melankoli. Edhe në vargjet e poezisë “Dashuria”, dashuria e largët përhumbet në qiellin e ndezur me yje, duke përshpëritur në brigjet e lumit akeron. Bota morale e filozofike e autorit për dashurinë vjen si një kujtim i largët që shfaqet si mjegull në fundin e jetës. Po kështu edhe në vargjet e poezisë “Trishtimi më braktis i fundit”, dashuria shfaqet si një pulëbardhë e vdekur, që poeti e ka kërkuar nëpër jetë për ta rigjetur përditë atë. Në poezinë “Mos eja në ëndërr”, i lutet dashurisë së dikurshme që të mos e lëndojë më mos t’ia zgjuaj vegimin e dikurshëm, duke mbartur kështu element të fuqishëm të lirikës filozofike.

Në vitet ’90, Fatos Arapi, me botimin e vëllimeve të tij poetike: “Ku shkoni ju statuja”, 1991, “Dafina nën shi” 1991, “Ne, pikëllimi i dritave” 1993, “Më vjen keq për Jagon” 1997, “In Tenebris”, 1996, “Gloria Viktis” dhe “Më duhet një gjysmë ëndrre” 1999, botpërjetohen shqetësimet e mëdha të kohës shqiptare, me një frymëzim refleksiv e vision të thellë poetik. Ndër motivet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe të kritikës sonë letrare janë: Në dekadat e fundit, poezia e Fatos Arapit ka përftuar vlera të reja me thekset e saj të fuqishme shoqërore e meditative, të cilat përmes simbolikës jepen shpresat dhe ëndrrat, si dhe fatet shqiptare në kohët modern, duke shprehur edhe shpresat e mëdha për ardhmërinë.
Fatos Arapi
TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR 
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër. 
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër. 
Në mallin tënd ky karafil i egër,- 
Ti do të më dashurosh patjetër! 
Në sytë e tu diej të vegjël 
e ndezën natën dhe ditëne ndezën. 
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?- 
Ti do t’më dashurosh patjetër. 
Kapërcej ty e kapërceva veten, 
dhe përtej vetes kapërcev jetën, 
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,- 
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm: 
Ti do t’më dashurosh patjetër! 
Sigal