Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrat që për festat e funvitit të mos udhëtojnë jashtë vendit, por të jenë pranë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi gjatë një vizite që ai bëri në Durrës, ku janë strehuar një pjesë e mirë e banorëve që pësuan dëmtime në banesa nga tërmeti. Klosi tha se në këtë natë do të jenë pranë tyre për të ri ngritur një Durrës që u godit shumë dhe për t’iu dhënë frymëmarrje familjeve dhe njerëzve të tjerë të zakonshëm.
“Shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama na ka porositur që në këtë Natë të Vitit të Ri të jemi pranë jush dhe së bashku me ju të ndërtojmë projektet tona për të ringritur një Durrës që u godit shumë nga tërmeti, për t’ju dhënë frymëmarrje familjeve dhe njerëzve të tjerë të zakonshëm, të cilët tërmeti i dëmtoi. Prandaj edhe një herë Gezuar dhe fat për Vititn e Ri 2020”, u shpreh Klosi gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.