Shqiptarja e masakruar në Francë, pritet autopsia për të hedhur dritë mbi vrasjen makabre

444
Sigal

Vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e vrasjes së shqiptares 37 vjeçare e cila punonte si punëtore seksi në Kanë. Më 25 dhjetor viktima u gjet nga kalimtarët në një park në Mougins të Francës.

Brunilda Kovaçi ishte nënë e një fëmije tre vjeç dhe dyshohet se është vrarë natën e Krishtlindjeve. Prokuroria kërkon të bëhet kujdes, raportojnë mediat franceze.

Të hënën pritet që trupi i viktimës ti nënshtrohet autopsisë. Trupi i 37-vjeçares u gjet gjysmë i zhveshur dhe i djegur. Ka dyshime se viktima nuk është vrarë në vendin ku është gjetur, por është transportuar aty pas krimit.