Rama shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme edhe në Lezhë

442
Sigal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë ku po takon qytetarët e prekur nga tërmeti ndërsa ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të përfshijë këtë qytet në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!

Reagimi i Ramës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱

Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!

PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM🙏

Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!

KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!

Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!