‘Ku di unë ç’them unë’- IRIQI bisedon me Petro Koçin

326
Sigal

Iriqi:- Të thirri SPAK-u?

Koçi:- Po.

Iriqi:- Ç’të pyetën?

Koçi:- S’më pyetën hiç. Më lanë aty të dezhurni. Ndenja një orë plot me sytë nga dera. Ore do më pyesë njeri mua apo jo, bërtita. Erdhi një çun i ri dhe më tha: “Zoti Petro, para ca vitesh ju keni akuzuar Ramën se jepte leje ndërtimi në bashki ngaqë i duheshin vota për kryetar i PS? I qëndroni akoma?”

Iriqi:- Çfarë i the?

Koçi:- Ku di unë ç’kam thënë unë, or çun, iu përgjigja. Ai qeshi dhe iku. Më la me rojen te dera. Po roja qe fort i lezetshëm.

Iriqi:- Pse?

Koçi:- Se nisi të më pyesë ai. Tamam si prokuror. Serioz dhe me fjali të kopsitura.

Iriqi:- Për shembull?

Koçi:- Për cilin në Fier e kishe fjalën, më pyeti si fillim. Për ashtu në përgjithësi, i thashë. Unë kurrë nuk merrem me emra, përveç Berishës. Kam 30 vjet që gdhihem e ngrysem duke shajt Berishën e s’më ka dalë keq. Po roja nuk më ndahej.

Iriqi:- Pse?

Koçi:- Donte të dinte se për cilët mafiozë denoncova. Po jo “mafiozë” o vëlla, i thashë. Kam deklaruar se tenderat i marrin “famozët” e Fierit. Pra ata që tani me punë e djersë janë bërë njerëz të shquar të qytetit. Ndërsa kur më tha se unë paskam folur që paraja publike merret nga trafikantë, u nxeha.

Iriqi:- Pse?

Koçi:- Se nuk kam thënë asnjëherë “trafikantë”, por “aplikantë”. Dihet që tenderat aplikantët do i fitojnë. Po mos aplikove, nuk fiton.

Iriqi:- Në publik ke deklaruar se buxhetin e shtetit në Fier e rrëmbejnë grupet kriminale. E vërtetë?

Koçi:- Gabim. Nuk kam thënë “grupet kriminale”.

Iriqi:- Po kush?

Koçi:- “Grupet integrale”. Ato që e duan Fierin me zemër dhe që do na integrojnë në Evropë.

Iriqi:- Pra del që të paskan dëgjuar gabim?

Koçi:- Po. Komplet gabim.

Iriqi:- Pas kaq vitesh si u bëre deputet?

Koçi:- Më bëri Rama. Do heq Spartak Brahon, më tha. Më duhesh ti si Spartak. Dhe më dha atë çantën e zezë të baba Takut. E hapa. Brenda asgjë, veç një copë letér.

Iriqi:- Çfarë shkruhej?

Koçi:- Në të shkruhej: “Petro, asnjëherë mos u tut, ha sa të duash m…t, ama këtë çantë pa leje mos e tund! As mos e shkund!” /syri.net