Rama prezanton skuadrën fituese të Shkodrës për Shqipërinë 2030 në BE

24
Sigal

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Shkodër në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama prezantoi deputetët fitues të PS-së në qarkun Shkodër, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme dhe bëhen për herë të parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 4 deputetë në qarkun e  Shkodrës.

Qarku Shkodër

Marjana Koçeku, mandati 1

Onid Bejleri, mandati 1

Xhenis Çela, mandati 1

Bujar Rexha, mandati 1