740 kompani të huaja offshore, marrin 1 mld. USD tendera e PPP

224
Sigal

Rilindja deklaron se grupet kriminale nuk kanë investuar në Shqipëri dhe se nuk ka pastrim parashë, por faktet tregojnë se 740 kompani të huaja offshore, kanë krijuar 2230 “bija”, që marrin mbi 1 miliard USD tendera e PPP në 1 vit. Shifrat tregojnë se çdo vit mbi 1.8 mld euro janë futur në ndërtim, 1.5 mld euro nga trafiqet e drogës dhe çdo vit dalin rreth 3 mld euro me lejen e shtetit dhe heshtjen e agjencive përgjegjse. Ja emrat

Rilindja dje, nëpërmjet Taulant Ballës deklaroi se grupet kriminale nuk kanë investuar në Shqipëri dhe se nuk ka pastrim parash në tendera dhe PPP. Kujtojmë dy vëllezërit indianë, të biznes monopolit farmaceutik të sjellë në Shqipëri nga Ilir Beqja; si provë kryeministrin Rama, që i quajti shpifje të medias shqiptare përgjimet e anti-mafies italiane, të cilat zbuluan skemën e lidhjes së Lali Erit me kokat e “Ndgraghet’a”, por nuk guxoi të thoshte, se cilët janë bosët që kanë ndërtuar kullat në qendër të Tiranës; kush ua ka dhënë lejet; cilat banka u kanë transferuar (pastruar) miliardat dhe cilëve kryepolicë u është mbushur goja me mish derri e mocarela, për të heshtur përballë krimit ekonomiko-financiar Pas 3 ditë heshtje të plotë për përgjimet e Anti-mafies Italiane, shefi i mafies shqiptare “Rilindja”, u bë i gjallë dhe i quajti “shpifje të medias shqiptare”, bisedat faktike të bosëve të grupit mafioz “Ndraghet’a”, për pazare me ministrat Beqja-Manastirliu të Nik-ut. Për të bindur kryeministrin Rama, se asgjë nuk del kot dhe asnjë fjalë e mafies nuk është “shaka”, po i kujtojmë një raport të Drejtorisë së Parandalim Pastrimit të Parave, paraqitur në parlament me këto tre fakte:

– Në Shqipëri janë pastruar mbi 1.8 miliardë Euro me ndërtim pallatesh, kullash e resortesh në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Elbasan, Kavajë, Sarandë, Korçë, Shkodër etj., me leje të miratuara nga kryeministri Rama.

– Çdo vit, në Shqipëri futen afro 1.5 miliardë Euro kriminale, trafiqesh e kontrabande, me rrugë ilegale detare, ajrore e tokësore dhe nëpërmjet kanaleve të zeza bankare, agjencive “Tranferta” e fondeve jo bankare.

– Çdo vit, nga Shqipëria dalin afro 3 miliardë Euro, me lejen e shtetit dhe heshtjen e agjencive anti-krim, të cilat gjenerohen me korrupsion nga bizneset “VIP” të çdo lloji.

Një raport vjetor i QKB, sqaron se nga dalin këto miliarda Euro, që futen e investohen në Shqipëri me kanale të zeza; e ato që dalin nga Shqipëria po me këtë lloj skeme dhe si maskohen. Kryeministrit Rama, po i kujtojmë disa prova zyrtare, që kanë lidhje edhe me aktivitetin e bizneseve të “Ndraghet’a” dhe fijet zyrtare e kriminale të këtij grupi në Shqipëri. Sipas tatimeve, në 7 vitet e fundit, në Shqipëri janë futur 740 firma të huaja me staus “Offshor” si ajo e Klodian Zotos; që kanë vetëm logo, pa emër pronarësh faktikë por me avokat e persona përfaqësues; të cilët bëjnë biznes me tendera, lincesa, kontrata qiraje, privatizime e PPP. Këto 740 firma “mëma” pa adresë faktike, pasi janë “mbarsur” me kupolën e pushtetit, në 7 vite kanë “pjellë” 2230 firma “bija” dhe i kanë hedhur si logo në tregun e tenderëve, ndërtimit, qirave, licensave, bonove dhe PPP-ve në Shqipëri. Këto firma “bija”, që sipas QKB-Tatime, nga 3-5 janë filiale të një firme “mëmë”, të cilat përfitojnë krejt PPP-të, për shkak të pazareve me shefat e pushtetit, me grup kryeministri, 6 ministra, 10 drejtorë qendrorë e 5 kryebashkiakë që kanë pasuri, buxhet e taksa të shumta. Këto firma, marrin afro 880 milionë Euro fonde publike nga ministritë, bashkitë e entet publike, me rekord tenderët në Mjedis, ushqime, ujëra, punë publike, energji, transporte, shëndetësi, polici-ushtri, arsim e prej 6 muajsh në rindërtim. Psh, Babloku nuk mund ta quaj shpifje, faktin që firma “GTS shpk” e Nikut të “Ndraghet’a”-s, vetëm në vitet 2019-2020 ka marrë 1223 pagesa me vlerë 9 milionë Euro me TVSH; për tendera gazi mjekësor në 3 qendrat spitalore e 12 spitalet rajonale. Nuk është as rastësi, që Niku (Besnik Halili) është bashkëshort i drejtores së shërbimeve në ministrinë e Shëndetësisë; ndërsa më parë ka qenë drejtore e lojërave të fatit, nga e cila Manstrtiliu ka marrë lincesë për PPP-Kazino Elektronike me afat 10 vite në hotele e resorte me “5 Yje”, ndërsa kullën “Sahati” e ndërton ortaku Avdia i Manastirliut në kazino; por nuk është e rastit, as fakti që në Shqipëri, ka 311 biznese preferenciale të qeverisë, me bazë mafien italiane, serbe, turke, ruse, azere, malteze, qipriote, greke, maqedone, bullgare e deri braziliane, kineze e indiane. Kryeministri Rama nuk mund të quaj shpifje, as bizneset farmaceutike offshore, të dy vëllezërve indianë, Nitin Sandesara e Chetankumar Sandesara, të licensuar nga Ilir Beqja; por as ndryshimin e emrave e pronësisë, në PPP-të e bakrit, naftës, kromit, Check-up, sterilizimit, laboratorëve, Hemodializës etj./Pamfleti