“Rama nuk ka të qartë asgjë”, Vasili: Kini besim te profesionistët, beteja do fitohet shumë shpejt

353
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një tjetër videomesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë u ka kërkuar këtyre të fundit të kenë durim dhe besim te vetja dhe sidomos te profesionistët të cilët do ta fitojnë luftën kundër CONVID-19.

Përveç kësaj, Vasili ka kritikuar sjelljen e Ramës ndaj qytetarëve duke i kërcënuar ata, apo duke marrë edhe role që nuk i takojnë, duke bërë edhe klerikun.

“Të nderuar miq! Sot jam shumë i lumtur të ndaj me ju disa lajme të mira të cilët tregojnë një tendencë ndoshta jo 100 përqind të sigurtë por një tendencë për ulje të rasteve në Itali por edhe të uljes së vdekjeje në Itali.

Na intereson  shumë ecuria në Itali, pasi bën aktualishy vatrëm të madhe në botë të shfaqjes së koronavirusit.Këto lajme tregojnë që këmbëngulja në Itali, besimi kryesor në Itali, testimi por edhe masat shtrëngues që u morën por në mënyrë krijuese, inteligjente,  filluan të japin shenjat e para.Por çduhet të bëjmë ne në Shqipëri, kjo është pyetja e madhe?

Ky është shqetësimi i madh për ne qytetarët e Shqipërisë.
Pa asnjë diskutim duhet të respektojmë të gjitha masat, patjetër duhet të mbajmë distancën, të respektojmë kufizimin e lëvizjes, patjetër evitimin e lëvizjeve të panevojshme, por njerëzit duhet të jemi të bindur që këto janë masat e vetme që ne duhet të marrim pasi përballë kemi disa komunikime gjithmonë e më të gabuara nga kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë klerikun.
Ne jemi klerikë të nderuar që i besojmë ata në mënyrë absolute në atë që thonë, në atë që kumtojnë, ne religjonet që ata përfaqësojnë, ndaj le t’ua lejmë lutjet atyre dhe të mos pranojmë që kryeministri ynë të bëjë punën e klerikëve tanë.

Së dyti dua të ndaj me ju. Atë që thotë kryeministri në mënyrë të gabuar që rastet e reja janë plotësisht si parashikimet.Kryeminisri i Shqipërisë nuk ka asnjë parashikim. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka të qartë asgjë. Dhe nuk duhet të flasë në emër të parashikimeve të tilla pavarësisht se situata është e paparashikuar. Veprimet tona janë ato që mund të ndihmojnë në zbutjen e situatës, por jo kryeministri që nuk ka asnjë parashikim apo plan.

Parashikueshmëria do të ishte e mundur nëse do të kishim mund të bënim testime gjerësisht ose minimalisht gjerësisht  ashtu sikurse kanë bërë edhe shumë vende të tjera.
Kryeminisri i mungoi detyrës në këtë drejtim dhe këtë do ta zgjidhim ne populli, profesionistët, do ta zgjidhim kufizimet që po ndërmarrim, ndërgjegja jonë, besimi jonë se do  t’ia dalim. Kryeministri nuk na ndihmoi në këtë rast dhe sigurisht që për këtë ka përgjegjësinë e tija.

Njerëzve do u thosha edhe njëherë tjetër që në ditët që vinë pavarësisht orareve të vendsosura në mënyrë jo të logjikshme, të pamenduara mirë, qytetatë ju bëni tuajën, evitojini radhën. evijtojini kontaktet.

E mira është të përdornim një sistem tjetër më efektib, ashtu si Lombardia në Itali, që ndodhet në ballë të kësaj lufte, që të krijonim mundësinë të kishim rrallim dhe jo përqëndrim, por është e qartë që duhet ti zgjidhim ne vetë me veten tonë, pasi frëngjia e vogël nga Surreli ku kryeminisri na shikon është e pamundur të shikojë këtë pamje kaq të gjerë të popullit dhe të pandemisë në të cilët përballet piolliu dhe si të tillë jemi ne që duhet ta zgjidhim këtë situatë.

Por edhe njëherë lajmet që vijnë ngë Italia, që vijnë nga Gjermania, janë lajme që duhet të na bëjë optimistë që beteja jonë do të ketë një fund optimist. Por durimi dhe kurajo te vetja, por mbi të gjitha te profesionistët do të jetë ajo që do të na japë atë sukses dhe lënien prapa të këtyre ditëve që nuk do të donim ti kujtonim kurrë.”