Thyen rregullat duke dalë xhiro me makinë, policia i bën gjëmën 25-vjeçarit

405
Sigal

Që prej orës 13:00 të ditës së djeshme, qyteti i Beratit ka qenë totalisht i boshatisur dhe qytetarët nuk e kanë thyer karantinimin duke dalë nga banesat dhe deri tani nuk ishte raportuar asnjë masë administrative për këmbësorë apo mjete që thyejnë “shtetrrethimin”.

Por një i ri 25-vjeçar ka thyer heshtjen dhe ka dalë të shëtisë me automjetin e tij.

Kjo i ka kushtuar shtrenjtë sepse,1 km pasi ka dalë nga banesa ai është kapur nga postoblloku i parë që ndodhej në rrugë,pikërisht në lagjen “Uznovë” ku ai jetonte.

Pasi u konstatua se ai nuk kishte leje për të qarkulluar policia e ka ndëshkuar me heqjen e patentës për 3-vjet dhe i ka bllokuar edhe mjetin,me targa të huaja.

Kjo është e vetmja shkelje e regjistruar në këto 2 ditë “shtetrrethimi” total në qytetin e Beratit,ku në rrugë sheh vetëm mjetet e policisë dhe ambulancat.