Rama njofton pensionistët: Ja kur mund të dilni për të marrë ajër

365
Sigal

Duke theksuar se tani me lehtësimin e disa masave jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të rritjes së numrit të të infektuarve, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar pensionistët se për ta është menduar një orar për të dalë dhe për të marrë ajër.

Kjo do të bëhet nesër që gjithçka do të jetë e mbyllur për pjesën tjetër të vendit.

“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët do mund të dalin, as për vizita e ulje për domino në rrugë, pensionistët mund të dalin nesër deri në orën 11 paradite e jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën e sigurisë”.

Rama bëri edhe një herë tjetër thirrje për kujdes maksimal:

“Ju lutem thuajini sa më shumë vetes e njëri tjetrit që nuk duhen bërë numra në atë pikë të fronitit të luftës ku është secili prej nesh, mjafton njëri prej jush të bëjë një numër e numri i të infektuarve e me gjasë i vdekjeve mund të rritet sa hap e mbyll sytë”.