Njoftimi/ Ja kush janë bizneset që do të hapen të hënën

519
Sigal

Kryeministri Rama njoftoi se nesër do të tregojë bizneset që do të lejohen të fillojnë punë lirisht duke filluar nga e hëna.

Rama tha se duhet të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara.

“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” tha Rama.