S’ka krizë në Kinë, Guangzhu projekton një nga stadiumet më unikale në botë

379
Sigal

Skuadra kampione e Kinës, Guangzhou Evergrande nisi këtë të enjte ndërtimin e stadiumit të ri. Impianti, është një vepër që do të kushtojë 12 miliardë yuan, ose ndryshe 1,2 miliardë dollarë.

Një investim kolosal, me stadiumin e ri që do të ketë kapacitet 100 mijë vende, duke qenë një prej më të mëdhenjve ne botë dhe pritet të jetë gati ne vitin 2022. Ai do të jetë edhe më i madh se stadiumi “Camp Nou” i Barcelonës.

Përveç kapacitetit, tejet i veçantë është dezajni i jashtëm, që ngjason me një lule zambaku. Impianti është në gjendje që të ndryshojnë ngjyrën, me mbulesën në formë petalesh që mund të ngjyroset me portokalli, blu apo edhe rozë.