Falen të gjitha gjobat e karantinës, Rama: Nga nesër ndëshkime shembullore

323
Sigal

Të gjitha gjobat e vendosura gjatë karantinës do të falen. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se edhe patentat e bllokuara nga policia, do u kthehen shoferëve.

“Deri më sot janë ekzekutuar rreth 7000 gjoba për këmbësorë e rreth 1900 gjoba për shoferët me bllokim mjeti e heqje patente për 3 vjet. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e të gjithë këtyre gjobave e kthimin tek të gjobiturit të gjitha patentat dhe mjetet e bllokuara”, bëri me dije kreu i Qeverisë.

Duke përmendur ndryshimet në Kodin Penal, Rama tha se të gjithë do nisin nesër të barabartë përballjen me pandeminë e COVID-19, ndërsa do të merren dënime shembullore për shkeljet që do të kryhen.