“Javën e ardhshme lejet e makinave njësoj si të këmbësorëve”, Rama: Ama, kujdes!

405
Sigal

Kryeministri Edi Rama në një komunikim pasditen e sotme ka bërë me dije se autorizimi i mjetit për punonjësit që lejohen të punojnë do bëhet si ajo për leje-daljet në e-albania duke u thjeshtëzuar.

Rama deklaron se kjo bëhet për të hequr fazën e aplikimeve në Polici që kishte dhe në masë refuzimesh apo mospërgjigjiesh.

Po ashtu ai ka thënë se këta punonjës shoferë mund të marrin dhe një pasagjer koleg mbrapa të ulur diagonal me të. Ndërkohë autorizime mund të marrin edhe ata që lëvizin për arsye shëndetësore por vetëm duke pasur me vete një dokumentacion mjekësor.

Ndërsa javën e ardhshme, në platformen e-Albania do të mund të merret njësoj si për këmbesoret, një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti do të mund të lëvize për vajtje-ardhje në punë me vetëm një njeri tjetër brenda në sediljen e pasme, i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune.

Kush merr lejen duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme. Po ashtu, javën e ardhshme do të autorizojmë edhe lëvizjen me automjet per arsye shëndetësore, të mbështetur nga një dokument mjekësor që drejtuesi i automjetit duhet ta mbajë me vete. Edhe për kete, lejemarrësi duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme”,- tha Rama