Rama: Nga 1 dhjetori kafshët do tregtohen me certifikatë, kushti që na ka vënë BE

377
Sigal

Kryeministri Edi Rama në një takim me krerët e bashkive ndahu me ta shqetësimin se shumë tregje të gjësë së gjallë kanë probleme hijeno-sanitare.

Kreu i qeverisë pohoi se duke nisur nga 1 dhjetori kafshët do tregtohen me certifikatë, ndërsa shtoi se siguria ushqimore është kusht që na ka vënë BE për vitin 2017.

“Shumë tregje kanë probleme higjeno sanitare. Janë 33 tregje në gjithë vendin që kanë probleme. Do ketë shërbim veterinar në gjithë tregjet e vendit”, tha Rama.