Degjeneron në fyerje mbledhja e sotme e Komisionit të Jashtëm, Islami fyen Bushatin, e quan rrugaç

429
Degjeneron në fyerje mbledhja e sotme e Komisionit të Jashtëm, ku ministri Ditmir Bushati është thërritur për raportim për çështje të buxhetit të institucionit që drejton.
Sigal

Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Kastriot Islami i është drejtuar me fyerje Bushatit, duke e cilësuar atë një rrugaç që nuk duhet të jetë më ministër.

“Ti je një rrugaç, nuk duhet të jesh ministër. Flet me gjuhë rrugaçësh”- i ka thënë Islami, Bushatit.

Pas tij, ministri Bushati ka kërkuar që ndaj deputetit të merren masa. “të merren masa për gjuhën e përdorur nga Islami”-ka thënë ai.

Debati 

Islami: Ti je një rrugaç, je rrugaç, injorant, nuk duhet të jesh më ministër

Bushati vazhdon me fjalën

Islami: Injorant

Bushati: Unë them 25, pse 25, pse 20, unë them kaq, ti thua…Loja e kungulleshkave..

Dade: Ruani qetësinë, ruani etikën

Islami: Ai po flet me gjuhë rrugacësh, ne po themi mendimin tonë

Dade: Ju lutem shumë keni durim, ne kemi shumë durim, ju dëgjojmë, le të japë ministri qëndrim

Bushati: Ju lutem duhet të mbani qëndrim për gjuhën e përdorur

Dade: Po patjetër do mbahet qëndrim