Skandali, Nën hetim ish-kryebashkiaku i Leskovikut, shkak shitja e tokave të Bashkisë

165

Ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Gudajt ka nisur një procedim penal për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi 43 vjeçari dyshohet të ketë shitur tokën e bashkisë në kohën që e drejtonte atë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Gudajt “Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky person kur ka qenë me detyrë Kryetar i Bashkisë Leskovik, dyshohet të ketë shitur toka (truall) në pronësi të Bashkisë Leskovik, duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shpërdorim detyre”,- thuhet në deklaratë.