Tryeza për turizmin – Sattler: Nuk shkojnë HEC-et në Valbonë, mos ndërhyni në parqet natyrore

204

I ftuar në tryezën e rrumbullakët me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit” ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler përcolli një mesazh të qartë për zhvillimin e turizmit: ” Mos ndërhyni në parqet kombëtare”. Gjithashtu ai nënvizoi se qeveria duhet të përqëndrohet tek egoturizmi, turizmi aventurier dhe turizimi kulturor si fusha të rëndësishme dhe që duhet të subvencionohen nga shtetit

Johann Sattler:   Potenciali që keni këtu, me atë që Perëndia ju ka dhënë, mendoj se ajo që duhet të përqëndroheni është ekoturizmi, turizmi aventurier dhe turizmi kulturor, që janë fusha të rëndësishme edhe për t’u subvencionuar nga shteti, për t’u mbështetur.

Nëse shihni ekoturizmin kjo është dega më e shpejtë në rritje, parqet kombëtare gjithashtu janë shumë të rëndësishme. Një shembull do ishte Parku Kombëtar  i Pipilicas që tërheq 1 milionë persona në vit në Kroaci.

Vetëm ky park sjell 13 milionë euro të ardhura në vit. Ju keni shumë parqe kombëtare por e rëndësishme është t’i mbani ato të natyrshme, pa ndërhyrjen e njeriut. Keni një territor të mrekullueshëm si Valbona, dhe duhet t’i ruajmë ato si natyrore.

Hidrocentralet nuk do shkonin në  të njëjtën linjë me këtë. Duhet të ketë një përkufizim të qartë të punimit industrial, por për qytetarin evropian që kërkon pastërtinë dhe natyrën, janë ndërhyrje të gabuara.

Gjëja tjetër që ju keni, dhe që Ministrja i Kulturës aludoi, duhet të zhvilloni pak. Marrëdhënie me Publikun është shumë e rëndësishme, për shembull Festivali i Gjirokastrës është i mrekullueshëm, keni dhe mundësi të tjera. Austria është e interesuar t’ju ndihmojë, kemi disa projekte, gjithashtu kemi një koncert të madh për vitin e ri Tirana-Viena, në janar te Pallati i Kongreseve.

Këto janë disa rekomandime nga ana ime, dhe mendoj se keni të gjitha përbërësit për të ëndërruar për Shqipërinë, por duhet të zbusim dëmet që janë shkaktuar sidomos në zonën e bregdetit, dhe ta promovojmë Shqipërinë.

Keni shumë parqe kombëtare por është e rëndësishme ti mbani ato pa ndërhyrë. Keni Valbonën duhet ti ruajmë si parqe natyrore dhe HEC nuk do të shkojnë. Duhet të ketë një kufizim për këtë. Turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë këto ndërhyrje teknologjike çojnë në mendim të gabuar

Tryeza u organizua nga shoqata e Konsujve të Nderit me president Ylli Ndroqin.