Rama-Meta takim tetë a tetë për zgjedhjet dhe çështjen ‘Doshi’

461
Sigal

TIRANE – Përreth 50 minuta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan një takim tetë a tetë në kryesinë e Kuvendit. Kjo është e mërkura e katërt që dy aleatët e mëdhenj të mazhorancës takohen, ku në fokus të bisedave të mëparshme kanë qenë zgjedhjet lokale.

Duke iu referuar situatës së ndezur politike pas përjashtimit nga Partia Socialiste të deputetit Tom Doshi, mësohet se biseda mes dy aleatëve të jetë përqendruar edhe në akuzat e forta që Doshi bëri se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj tij. Palët ende nuk kanë arritur një marrëveshjes për ndarjen e zonave dhe kandidatëve në 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 21 Qershorit. 

Duke iu referuar situatës së ndezur politike pas përjashtimit nga Partia Socialiste të deputetit Tom Doshi, biseda mes dy aleatëve mendohet të jetë përqendruar edhe në deklaratat që Doshi bëri se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj tij.

Takimi i kryesocialistit Rama dhe kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta vjen nje dite para seances plenare te se enjtes, e cila pritet te zhvillohet mes debateve te shumta ne lidhje me situaten e fundit politike ne vend.