Rama me Fylen: Të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërkese të PD

449
Sigal

Rama : Të gatshëm t’i përgjigjemi cdo pretendimi të arsyeshëm të PD
“Ky sesion vlejti për t’u takuar me opozitën si dhe për të rishprehur vullnetin tonë për reformat. Mbetemi të vendosur për të bërë reformat që kanë munguar me vite dhe po ashtu jemi të vëmendshëm për të krijuar kushtet për gjithëpërfshirje. E theksoj gjithpërfshirjen sepse në kushtet kur vendi ynë ka nevojë për kontribute politike reale ne na takon si shumicë qeverisë të mos lejojmë përsëritjen e historisë. Kemi qenë dhe jemi të ndjeshëm ndaj këtij detyrimi që e ndjejmë si detyrim ndaj vetes dhe zgjedhësve të këtij vendi që u jemi zotuar se asgjë që e provuam në kurriz si pasojë e padrejtësive të pushtetit opozita nuk do ta provojë gjatë  qeverisjes sonë. Opozita e braktisi parlamentin me pretekstin se u dhunua fizikisht. Si asnjëherë më parë dhe këtu të gjithë jemi dëshmitarë, jo vetëm që ne e dënuam moralisht aktin e dy deputetëve tanë, por ai u ndëshkua nga kryesia e Kuvendit dhe sot gjë e pandodhur ndonjëherë në historinë e parlamentin ata janë nën akuzë nga Prokuroria dhe do të dalin në gjyq dhe në gjyq do të mbrojnë veten. Ne jemi distancuar dhe distancohemi hapur ndaj çdo veprimi që bie ndesh me etikën e bashkëjetesës në kuvendin e Shqipërisë dhe në jetën politike shqiptare. Madje ne do të shkojmë edhe më tej dhe në dokumentin e rishikuar të rregullave të funksionimit të grupit tonë parlamentar që përfundon së shpejti: Do të ketë sanksione të panjohura më parë për çdo sjellje të kësaj natyre, deri në përjashtim nga grupi parlamentar i PS.

Opozita është në hall të madh dhe ka të drejtën e vet të përdorë ilaçin e gabuar. Ky takim ishte për të nënvizuar se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo pretendimi të arsyeshëm të PD për tu kthyer në Kuvend. Kemi dëgjuar të betohen se s’do kthehen pa marrëveshje. S’e di cdomethënë kjo marrëveshje, por ne jemi të hapur për çdo kërkesë, mjaft të mos na kërkojnë që të mos marrim vendime kur ata s’janë dakord me ne. Që të enjten jemi të gatshëm për të miratuar çdo komision hetimor të kërkuar nga PD. Në legjislacion ekziston dëshmia e penalitet, ne i jemi referuar dëshmisë së penalitetit kur kemi bërë zgjedhjen e deputetëve tanë, por nëse PD ka ndonjë vizion strategjik lidhur me si mund të pengohen njerëzit të marrin pjesë në jetën politike, administratë, ne jemi gati të ulemi dhe të shohim versionin e tyre, për më tepër që ata kanë njerëz që kanë bërë burg që marrin pjesë dhe në dialogun e nivelit të lartë dhe e dinë mirë se ç’është liria për t’u zgjedhur dhe dënimi për t’u kryer”. 

Rama: Fyle duhet të jetë i kënaqur me ne…të dyja palët u ankuan në kohë të ndryshme

“Falenderoj komisionerin për gjithë këto vite marrëdhëniesh intensive shpesh herë të tendosura mes nesh, ku herë opozita herë qeveria jemi ankuar sepse Stefani ka anuar nga pala tjetër. Në fakt komisioneri duhet të jetë i kënaqur për punën e tij me ne, sepse të dyja palët janë ankuar për të në kohë të ndryshme…nuk ka qenë e lehtë për Shqipërinë koha e shërbimit të Stefan Fyles si komisioner, e cila ka nisur fill pas zgjedhjeve të kontestuara të 2009 e deri për të arritur në zgjedhje të lira në 2013 dhe kulmuar me marrjen e statusit. Përtej përjetimeve të këqija, me 21 janarin që mbetet i hapur sa drejtësia të bëjë drejtësi, bilanci i tij konsiderohet shumë pozitiv. Kjo konsideratë për bilancin s’do të ishte e tillë pa kontributin e përkushtimin me durim të Fyles ndaj Shqipërisë dhe ecurisë së vendit tonë drejt BE. Në emër të popullit dhe vendit tonë e falënderoj me mirënjohje për gjithçka bëri për të na ndihmuar. I uroj shëndet, fat, sukses në detyrat e reja”.