Altin Goxhaj/ Labirinti familjar dhe shoqëror i oligarkisë

603
Sigal

Jorida Tabaku, ish- Nr.2 i Bashkisë, punonte për Koçodhimën nga 2005-2009

Sot portali Civitas.al,  zbuloi se Motra Kumbaro i dha vëllait Kumbaro, 60% të fondit për teatrin! Në fakt Kumbaroja kushërirë me emrin Abigela kushërirë e parë e Ministres kontrollon gjithë fondet e TOB-it.  Kështu vajti kjo punë. Në fakt, kështu është gjithë Qeveria.  Zymbyli merr fonde për koncerte në kuadër të pensioneve dhe formimit profesional dhe ja kalon byrazerit që vishet si femër dhe përdor kompanitë e Alketës dhe mbesës së Babë Myslymit! Vëllai i ministrit që do rrisë çmimin e energjisë është ai tipi që u kap duke vjedhur të dhënat e serverit të tatimeve… Burri i ministres Gjermeni  është ai Shefi i Operacioneve Financiare të Bankës së Shtetit që dyshohet për pastrim parash. Ndërsa vëllai i ministres është ai që do bëhet Shefi i Byrosë së Investigimit përfshirë edhe pastrimin e parave.  Babai i Endri Fugës është njeriu më i rëndësishëm de facto, por tashmë edhe de jure te Universiteti i Qilit (Çilit) dhe gjithë reforma u drejtua nga njerëzit e SOROS për t’ja kaluar jo vetëm fondet, por edhe vetë studentët Qilit… Drejtori i Postës u vu kushëriri i parë i gruas së Metës duke hequr Ardit Çelën. Po te LSI-së që të themi akshe- akshe e vazhduan shumë mirë menaxhimin e Postës pas Arqilesë… Gruaja e ministrit të Financave, Cani dhe gruaja e ministrit të Jashtëm Bushatit, deri dje ndanin fondet me Enno Bozdon me shumë n-ra, ndërsa sot Bozdoja që ngjan si budalla, është nr.2 i Bashkisë Tiranë… Jorida Tabaku, ish Nr.2 i Bashkisë, punonte për Koçodhimën nga 2005-2009, derisa e mori PD-ja pako postale nga Koçodhima dhe ajo ia shpërbleu në 2012 dhe 2013 duke i kaluar me koncension pa afat kartën e studentit që s’u bë kurrë, përfshirë edhe dorëzimin e databazave me të dhënat personale me 60 mijë studentë, kandidatit për deputet Koçodhima në prag të Fushatës së vitit 2013… Dhe kështu unë mund të vazhdoj me dhjetëra rreshta, dhe me ndihmën tuaj me qindra…

Besoj e kuptoni se si funksionojnë këto punë…
Oligarkia s’pjerdh për ngjyra politike kur vjen puna tek leku dhe pushteti dhe kjo bën që të mbajnë njeri-tjetrin në ditë të mira dhe të këqija  Kurse qytetarët e shkretë paguajnë edhe kur mbeten pa punë… deri në qindarkën e fundit, deri në pikën e fundit të gjakut!!!

***

Regjisori Arben Kumbaro përfiton 6 milionë lekë për projekte shfaqjesh

Mirela Kumbaro i jep vëllait 60% të fondeve për teatrin

 Regjisori Arben Kumbaro, vëllai i Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka përfituar më shumë se gjysmën e fondeve që kjo ministri ka dhënë për projekte shfaqjesh. Nga rreth 10 milionë lekë të kësaj shume, 6 milionë i ka përfituar vëllai i ministres, rreth 3 milionë Teatri Kombëtar dhe një milion mbeten për aktorë, regjisorë, skenaristë, skenografë që duan të venë në skenë ndonjë vepër të veçantë. Fondet për Teatrin Kombëtar dhe për institucionet e kulturës në përgjithësi, kanë qenë gjithnjë të përfolura dhe asnjëherë të mjaftueshme për artistët.  Por që të përfitojë një regjisor i vetëm, pjesën më të madhe të tyre,  aq më tepër kur është vëllai I Ministres së Kulturës, rasti është vërtet skandaloz. Këtu bëhet fjalë për një Ministre, që ka hedhur në tryezë dorezat e pastra për të “pastruar” vjedhjet e ish Ministrave të qeverisë Berisha-2. Por me sa duket, kjo ministre, e la pas të kaluarën dhe po merret me “komoditetin” e vetes së vet dhe familjes së saj. Skandali i këtij lloji thuajse është i panjohur në këtë ministri në këto 24 vjet demokraci.