Protestuan kundër Ramës në Fier, ja çfarë vendosi gjykata për 4 të arrestuarit

462
Sigal

Lirohen katër protestuesit e Fierit që u arrestuan nga policia për protestën kundër kryeministrit Edi Rama, që u zhvillua më 9 mars dhe degjeneroi në përplasje me policinë.

Në seancën e sotme, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Xhelon 56 vjeç, Besnik Jaupajn 56 vjeç, Gezim Ballën 56 vjeç dhe Hysen Hoxhën 59 vjeç.

Prokurori kërkoi arrest me burg, ndërkohë gjykata ka dhënë detyrim paraqitje.

Protestuesit u vunë në pranga nga policia me akuzat e “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.