“Rama, horr i shëmtuar dhe i çekuilibruar psiqikisht”/ Indrit Vokshi: 15 vjeçari që u rrah nga policia, ishte jetim?

702
Sigal

Nga Indrit Vokshi

Sarti Çobo, 15 vjeçari që u rrah nga policia, ishte jetim?

Ai u rrah nga Edi Rama. Pse?

Lexova prononcimin e nënës së djalit. Thoshte, kam qenë edhe nënë edhe baba, pasi fëmijët e mi nuk e kanë babain. I kam rritur me zor. Del shëtitje, ta rrahin policët.

Djali ka dashur të largohet nga frika se policia do i marrë biçikletën. Tek djali dhe tek shumë djem shqiptarë, policët shihen si figura horrash, që menzi presin të të grabisin. Të t’marrin diçka.

Edi Rama e thelloi horrllikun, duke kthyer në polici 250 oficerë të Sigurimit të Shtetit, të stërvitur vetëm për dhunë dhe shtypje. Këta afrojnë të ngjashmit e tyre. Edi Rama i frymëzoi policët për dhunë duke publikuar videon e Algjerisë ku policia rrihte qytetarët.

Ai ishte mesazhi për policinë: rrihini njerëzit. Përndryshe pse duhet të postojë një kryeministër video ku policët rrahin njerëz? Ska shpjegim tjetër, vetëm për t’i nxitur policët të rrahin.

Ky horr i shëmtuar dhe i çekuilibruar psiqikisht, doli e deklaroi se nëse do ishte e nevojshme, do përdorja dhunën kundër shqiptarëve për t’i mbajtur në karantinë.

Sot e gjithë Europa është e hapur, vetëm Shqipëria ka fasha oraresh. Pse?