Rama ‘futet’në thirrjet private/ Ironizon Dygjeri: Largohu, se dua përqafimin tënd, madje po dezifektoj telefonin

352
Sigal

Pas bumit të sms-ve që kryeministri Edi Rama ka dërguar  duke ‘hyrë’ edhe në telefonat privat të njerëzve. Kjo  mënyrë nëse  keni tentuar së fundi të merrni dikë në celular, dilte kryeministri dhe jo personi të cilin kërkoni.

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar këtë veprim të kryeministrit përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku shprehet,- Largohu!
Ylli jam.Nuk pranoj përqafimin tënd as nga larg, e as nga afër në kohë virusi.
Po dezifektoj edhe telefonin.

Bëhet fjalë për një sms që kreu i qeverisë ua ka dërguar qytetarëve shqiptarë duke i dhënë disa porosi për t’u mbrojtur nga koronavirusi

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes.

Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, shkruan kryeministrit në sms-në e tij.

Mijëra qytetarë kanë vërshuar në rrjetet sociale për të shprehur zemërimin e tyre me atë që e quajnë çmenduria e radhës e kryeministrit.