‘80% do preken nga koronavirusi’, Fuga i përvishet Ramës: Ku e di …

497
Sigal

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nënvizoi sërish se 80% e njerëzve në vendin tonë do të preken nga koronavirusi dhe as do e marrin kurrë vesh që janë prekur, ndërkohë që vetëm 20 % të tjerë do kenë shenja të ndryshme por 80% e tyre do e kalojë njësoj si një grip i zakonshëm duke ndenjur në shtëpi.

Po ashtu Rama shtoi se vetëm 20% e atij 20% që ka shenja rezultojnë pozitiv me shenja shqetësuese e në shumicën dërrmuese janë mbi 60 vjec e janë të sëmurë kronikë, ndaj per ta vetëm duhet regjimi spitalor.

Fill pas këtyre statistiave ka reaguar pedagogu dhe studiuesi Artan Fuga, i cili shpreh habi ndaj shifrave të deklaruara nga kryeministri Rama.

‘Wow, ku e di zoti kryeministër sic raporton media se shqiptarët do të kapen në masën 80 përqind nga gripi, por nuk do të kenë asnjë shenjë sepse do ta ngordhin virusin!!!

80 përqind apo 81 përqind?

Ku e di aman!

Ku e di se nga 20 përqind të tjerët, 80 përqind do ta kenë grip të zakonshëm.

Pse jo 19 përqind?

Mos i ka INSTAT -i të dhënat përpara sesa jeta t’i prodhojë?

Nga e di?

Pra ngelen ca kokrra mbi 60 vjeç që pranojmë në spital!

Më kujton parimin statistikor të Schumpeter sipas të cilit cdo gjë që ndodh ndodh e ndarë në 80 përqind dhe 20 përqind!

Çfarë përgjegjësie … statistikoreeeeee!!!’- shkruan Fuga.