Erdhi nga Italia por s’ishte vetëkarantinuar! Kapet “i pabinduri”: Hap krahun dhe njoftoni… (VIDEO)

641
Sigal

Edhe pse Shqipëria është informuar se kush nuk deklaron se ka ardhur nga Italia ditët e fundit do të gjobitet, një person i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga shteti fqinj dhe nuk ishte vetëkarantinuar por më tepër që lëvizte i qetë në Tiranë.

Gjatë një kontrolli që Kryepolici Ardi Veliu bëri sot në Tiranë, ky shtetas u ndalua nga Policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë. E gjitha kjo është bërë “live” teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu në terren duke bërë kontrollet, pikërisht kundër këtyre personave të “pabindur” që vijnë nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen.

“Hape krahun dhe njofto ambulancën. Është kthyer para dy ditësh nga Italia dhe nuk po ndihet mirë dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës do t’i bëhet thirrje për t’u vetëkarantinuar”, tha Veliu.