Mjeku i përgjigjet Ramës: Duhet të jesh b**lëpirës ndaj pushtetit që të kesh të drejta

527
Sigal

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri publike rastin e një mjeku në Urgjencën e QSUT.

Ilir Allkja në një video në rrjetet sociale deklaron se është futur në karantinë pasi vizitoi disa raste me koronavirus pa veshjen përkatëse.

Por nuk mungoi as përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk mori parasysh denoncimin e mjekut, por nisi ta sulmonte politikisht.

“Sapo ndoqa rastin e këtij mjekut dhe u interesova menjëherë. Pash që në profilin e tij kishte hedhur këtë foto, me një shkrim mjaft dinjiotoz. Si mundet që një parti që pretendon të qeverisë vendit të angazhohet në një dezinformim kaq skandaloz. Se di pse, por është hera e dytë që ndodh. Me tërmetin dje dhe këtë herë…”, tha Rama.

Por nuk mungon as replika e mjekut.

Sipas Allkjas, nuk mund të jesh opozitar, por duhet të jesh b*thlëpirës që të kesh të drejtë.

“Sipas “Zeusit” nqs je opozitar s’ke të drejtë të kërkosh përmirësime e as kushte për tju shërbyer më mirë pacientëve e as të drejtën elementare të mbrosh vetveten !
Duhet të jesh b.lëpirës ndaj pushtetit që të kesh të drejta ! E pra, une jam opozitar, por së pari jam njeri qytetar që neveris regjimin rrenegat të Ramës”, shkruan Allkja në reagimin e tij.

Dëshmia e sotme e Ilir Allkjas:

“Përshëndetje unë quhem Ilir Allkja, jam mjek në urgjencën paraspitalore në QSUT. Unë me kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 që ka shpërthyer në Shqipëri. Po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore. Unë sot jam vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID-19 pa veshjen speciale. Më dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordonimit të Urgjencave na dërgojnë pa veshjet speciale në raste që na i paraqesin dhe neurologjike apo gastroentorologjike, por kemi konstatuar se janë raste të dyshuara me COVID-19. Kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin Skënder Brataj: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar”.