‘Qindra persona të helmuar’, Vasili: Ku është zhdukur shteti? Qytetarët në mëshirë të fatit

137
Sigal

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të shtetit dhe Inspektoriatit Sanitar për emergjencën epidemiologjike në Krujë, ku janë helmuar qindra persona.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se ‘është shumë e rëndë gjithashtu, që shteti nuk ekziston më si kontrollues dhe monitorues i ujit të pijshëm dhe të gjithë objekteve që lidhen me të’.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kruja ne emergjence epidemiologjike, po ku eshte zhdukur shteti dhe Inspektoriati Sanitar?!Emergjenca ne Kruje ku qindra qytetare jane helmuar dhe uji i ndotur e jashte kontrollit eshte shkaku kryesor duket qartazi qe eshte nje emergjence shume serioze ne shume aspekte.

Emergjenca shendetesore patjeter eshte me kryesorja pa asnje diskutim.

Por eshte shume e rende gjithashtu, qe shteti nuk ekziston më si kontrollues dhe monitorues i ujit te pijshem dhe te gjithe objekteve qe lidhen me te.

Ligji 7643 ” Per Inspektimin Shendetesor” thote qarte:

Neni 13

Inspektorati Sanitar Shtetëror kontrollon:

b) pastërtinë e tokës në qendrat e banuara, të ujrave sipërfaqësore, furnizimin e popullsisë me UJË TË MJAFTUESHËM  DHE

HIGJENIKISHT TE PASTËR, trajtimin e mbeturinave, objektet e shërbimit publik dhe zbatimin e normave sanitare në qendrat e banuara”.

Po ku eshte zhdukur Inspektoriati Sanitar, kush e drejton, perse nuk ka zë ky inspektoriat?

Cfare ka kontrolluar Inspektoriati?

Cila eshte situata sanitare e ujesjellsit te inauguruar vetem pak muaj me pare nga kryeministri?

Ku jane raportet e perditshme te monitorimit te ujit te pijshem?

Pse situata u la teresisht jashte kontrollit?

Asgjesimi i te gjitha institucioneve te ngarkuara me ligj dhe asgjesimi i funksionimit te ligjit eshte FAKT.

Pasojat rane te gjitha mbi qytetaret.

Raportimi publik per ngjarjen nga qeveria  eshte thjesht nje komunikate propagandistike politike pa asnje seriozitet shteteror dhe pa asnje referim ligjor, s’ka asnje reference per veprimet ne vater dhe identifikimin urgjent te pergjegjesive.

Po prokuroria ku eshte zhdukur?

Qytetaret jane lene perfundimisht nga rilindja ne meshire te fatit dhe te antiligjit.