Qeveria amniston paratë e krimit dhe grabitjen e oligarkëve

306
Sigal

Hiqet dorë nga 4410 rekurse. Amnistia përfshin edhe grabitjen e 2.6 milionë m2 tokë në bregdet dhe 40 milionë euro korrupsion. Heqja dorë e çështjeve në Gjykatën e Lartë, “de facto” është falja e pestë ekonomiko- financiare që ka bërë Rilindja në 9 vite pushtet, duke filluar nga pronat, borxhet në tatime, energjinë, ujin etj. Ja përfituesit?

 

 

Me udhëzimin e kryeministrit Rama të para dy ditëve, qeveria ka hequr dorë zyrtarisht nga gjyqet, paçka se e di që janë zhvatur me krime ekonomiko- financiare

Humbjet që ka shteti dhe emrat e përfituesve, u evidentuan paraprakisht nga Ministria e Ekonomi-Financave me urdhër të kryeministrit, te i cili kanë lobuar oligarkë, biznese, politikanë e trafikantë të lidhur me to, ndërsa Rama e serviri si “lehtësim ngarkese të Gjykatës së Lartë, por në fakt është amnisti anti- ligjore e hajdutëve.Heqja dorë e qeverisë nga rekurset e çështjeve civile në Gjykatën e Lartë, “de facto” është amnistia e pestë ekonomiko- financiare që ka bërë Edi Rama në 9 vite pushtet, duke përdorur mekanizma të paligjshme.Udhëzimi i datës 26 maj, për ndalimin proceseve gjyqësore të ankimuara nga qeveria, nuk është “kontribut për lehtësimin e ngarkesës së dosjeve në Gjykatën e Lartë”, siç e serviri kryeministri.

Por është një akt mafioz në favor të oligarkëve, klientëve e familjarëve të pushtetit e grupeve të krimit dhe korrupsionit, të cilët kanë vjedhur e përfituar fonde dhe pasuri shtetërore në mënyra të ndryshme, veçmas e në bashkëveprim me zyrtarë të qeverisë.

Këto pasuri e vlera financiare nuk do t’i rikthejnë, mbasi me udhëzimin e kryeministrit Rama të para dy ditëve, qeveria ka hequr dorë zyrtarisht nga gjyqet, paçka se e di që janë zhvatur me krime ekonomiko- financiare, të cilët nuk janë vetëm çështje civile. Këtu përfshihen dhe borxhet që oligakët i kanë tatimeve, OSHEE dhe institucioneve shtetërore, duke u shkamgur përballjen në Gjykatën e Lartë, që në këtë mënyrë tu falen milionat e dëmeve që kanë shkaktuar në kurriz të pasurive të popullit.Sipas informacionit nga Ministria e Ekonomi-Financave, në total janë 4410 rekurse, që janë bërë “nul” e nuk do vazhdojnë të gjykohen, duke u dhënë të drejtë verbalisht, palëve që deri tani kanë fituar ndaj qeverisë në çështje pagash, tokash, trojesh, objektesh e vlerash financiare.

Heqja dorë e qeverisë nga rekurset e çështjeve në Gjykatën e Lartë, “de facto” është amnistia e pestë ekonomiko- financiare që ka bërë Rama në 9 vite pushtet. Duke u falur pronat, boxhet në tatime, OSHEE etj., oligarkëve

Nga kjo amnisti që bëri Rama me udhëzim qeverie, shteti humbet 2.6 milionë m2 tokë pronë publike në bregdet, të cilat janë grabitur me falsifikime dosjesh, me vendime komisionesh të Ligjit 7501, me certifikata ALUIZNI e hipoteke dhe vendime gjyqësore.

Vetëm për grabitjen e tokave në bregdetin Velipojë- Ksamil, janë 1240 rekurse në Gjykatën e Lartë, bërë nga kryeministria nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, nga 5 ministri, 3 prefektura, 9 bashki dhe nga Kadastra.

Këto janë çështje me prova e bazë ligjore, plotësisht të mundshme për t’u fituar nga qeveria, mirëpo kryeministri Rama, që i di më mirë këto “punë të pista”, urdhëroi institucionet të tërhiqen nga çështjet gjyqësore, duke ua dhënë “fitoren në tavolinë” hajdutëve të 2.6 milionë m2 tokë në bregdet, ose 260 hektarë sipërfaqe.

Sepse ata që i kanë grabitur janë individë, biznesmenë e trafikantë të lidhur politikisht, në pazare, ortakëri e familjarisht me krerët e pushtetit, por dhe të drejtësisë, prandaj u bë kjo amnisti me cikël të mbyllur e me një urdhër të paligjshëm të kryeministrit,

Po kështu, me tërheqjen e rekurseve, Ministria e Ekonomi- Financave ka evidentuar dhe humbjen e mbi 40 milionë Euro për shtetin, të vjedhura nga bizneset, personat fizikë e zyrtarë, nëpërmjet korrupsionit, mashtrimit tatimor me TVSH, evazionit fiskal në dogana, privatizime pasurore etj.Udhëzimi përfshin dhe tërheqjen nga 960 akt- padi kolektive, me 3600 përfitues dëmshpërblimesh, për largimet e paligjshme nga puna në administratën e shërbimet publike.Qeveria do tërhiqet nga rekurset, për dosjet që kanë vlera individuale deri në 12 milionë lekë të vjetra, përfitime pagash për çdo person të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë.Më troç, këto dëmshpërblime financiare, të cilat vetëm për vitet 2015-2020 arrijnë në 58 milionë Euro, nuk do t’i paguajë kryeministri, ministrat, kryebashkiakët e drejtorët, që i kanë larguar, por do vazhdojë të paguajë buxheti i shtetit nga 2 persona për 1 vend pune.pamflet