Meta çel sezonin veror në Velipojë: Keti për Shkodrën, projekti i duhur

410
SHKODER – “Keti për Shkodrën” është projekti i madh ndryshues për metropolin verior, i cili falë investimeve të qeverisë do rikthehet ndër qytetet më të rëndësishëm në rajon.
Garancia për këtë shkodranëve u është dhënë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht lider i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ishte në Velipojë në kuadër të çeljes së sezonit veror. 
Lideri i LSI-së gjatë fjalës së tij theksoi se 21 qershori është një ditë ku shkodranët do vendosin për një të ardhme me të mirë dhe këtë sipas tij e garanton vota për koalicionin e majtë.
Meta shtoi ndër të tjera se kandidatja e majtë Keti Bazhdari bukuritë natyrore te Shkodrës do t’i shfrytëzojë për të gjeneruar vende pune dhe rritje ekonomike. 
Sigal