Ministri Blendi Klosi/ Të rritet oferta për turistët kinezë. Turizmi detar, ekonomia blu është fusha që vendi ynë zhvillon

447
Sigal

Ministri Klosi: Të rritet oferta rajonale për turistët nga Kina

Mundësia e lartë e bashkëpunimit turistik me Kinën, mblodhi në kryeqytetin letonez, Riga, vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. Samiti i ministrave të këtyre vendeve, i platformës 17 + 1, hodhi në tryezën e diskutimit mekanizmat e intensifikimit të komunikimit dhe shkurtimit të distancave me qëllimin e rritjes së turistëve kinezë në 17 vendet lindore dhe qendrore. Tregu aziatik përbën një interes të lartë për të gjitha këto vende dhe anasjelltas, ka një interes të lartë të shtetasve kinezë për qëllime turistike dhe investime në këtë fushë, sikundër konfirmoi edhe ministri kinez i Kulturës dhe Turizmit, z. Luo Shugang. Që nga 2013 ka një rritje prej 35% të shtetasve kinezë që udhëtojnë jashtë vendit dhe ky trend rritës mbetet mundësi për t’u shfrytëzuar nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore. Panelist në këtë Samit, ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, pas panoramës së rritjes së turizmit vendas vitet e fundit, përmirësimit të infrastrukturës, rritjes së konektivitetit, deklaroi se duhet të rritet oferta rajonale. “Tregu kinez përbën interes për të gjitha vendet tona”- deklaroi ministri Klosi, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e ofertave të përbashkëta turistike dhe promovimin e përbashkët në tregjet e mëdha si Kina. “Turizmi detar, ekonomia blu është fusha që Shqipëria po përpiqet ta zhvillojë, duke e bërë atë pjesë të tregut rajonal të shfrytëzimit të detit për shtimin e ofertës turistike në vend”, shtoi ministri shqiptar i Turizmit.