Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkodër

484
Sigal

Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në Shkodër.

Burime nga policia thanë se një person është gjetur i vdekur në aksin rrugor Shkodër- Bushat.

Trupi i pajetë është gjetur në vendin e njohur me emrin ‘Melgushe’.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Nuk ka ende informacione nëse ngjarja është vrasje, aksident, apo është një vdekje natyrale.