Panariti: Po troket falimenti i ekonomisë sepse biznesi po ul qepenat

456
Sigal

Ish ministri i Bujqësisë, Edmon Panariti ka reaguar me anë të një statusi në lidhJe me ekonominë e vendit, ku sipas Panaritit po troket falimenti i ekonomisë, dhe treguesi më domethënës janë të ardhurat nga TVSH të cilat janë 21% më pak se një vit më parë.

Postimi i plotë:

Po troket falimenti i ekonomisë ! Treguesi më domethënës , janë të ardhurat nga TVSH. Në rënie të lirë dhe në minimumin historik gjatë kësaj dekade. Saktësisht janë 21% më pak, në krahasim me një vit më parë. Nuk ke më se çfarë te mbledhësh, kur nuk ka! Sepse biznesi po ul qepenat.