Qeveri teknike – Protesta e PD, krerët demokratë të degëve: Nuk do të ndalemi!

475
Krerët demokratë të degëve në rrethe pohojnë se protesta në kryeqytet do vijojë deri sa të largohet qeveria dhe të krijohet një qeveri teknike. Për këtë garantojnë mbështetje për kreun e përgjithshëm Basha, përmes qytetarëve që çdo ditë do të udhëtojnë drejt Tiranës, për të qenë prezentë në protestat kundër qeverisë.

Qytetaret e Lezhës do të jenë masivisht në mbështetje të protestës së opozitës në Tiranë. Konfirmimi ka ardhur nga kreu i degës së PD-së në këtë rreth, Paulin Marku, sipas të cilit lezhianet diten e marte do të udhëtojnë sërish masivisht drejt Tiranes për të protestuar.

Paulin Marku: Lezha e tregoi dhe me datën 18 shkurt dhe Lezha do ta tregojë edhe ditën e martë në vazhdim. Do jetë pjesë e kësaj proteste deri në largimin e kësaj qeverisje.

Më shumë se 2500 persona ka qene numri i qytetarëve nga Lezha të cilët ju bashkuan një ditë më parë protestes në Tiranë, ndërsa një numër i konsiderueshem e kaluan naten në çadra.

Por thirrjes së opozitës për protestë i janë përgjigjur dhe demokratët e Kukësit. Një ditë pas protestës, kryetari i PD-së lokale, Arif Rexhmati, tha se do vazhdojnë protestat deri në rrëzimin e qeverisë.

Arif Rexhmati: E quajtur me të drejtë shtëpia e lirisë, shtëpia e votës së lirë. Aty do të qëndrojnë shqiptarët vazhdimisht, do të jenë protestuesit vazhdimisht deri në përmbushjen e kërkesës sonë që Shqipëria të shkojë në zgjedhje pa Edi Ramën Kryeministër.

Ora News u interesua për aksionin pasues të demokratëve në të gjithë vendin, dhe shumica e krerëve lokalë pohuan përmes telefonit, se vijojnë të jenë në Tiranë, ku po mbështesin në mënyrë direkte kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. 
Sigal