Protestë para Kryeministrisë/ Minatorët: Do hyjmë me forcë në zyrën e Ramës

635
Është duke u zhvilluar aktualisht një protestë përpara selisë së qeverisë. Janë minatorët ata që kërkojnë statusin e minatorit, të cilin vete Kryeministri ua kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.
Ata thonë se nëse nuk i pret në zyrë do të futen me forcë në zyrat e Kryeministrisë.
Kreu i protestuesve tha: ‘Në qoftë se qeveria dhe kryeminsitri janë të papërgjegjëshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit. Nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë.
Këta pushtetarë ose pusht-etarë – se ti zoti kryeministër që nuk i ke qejf ultimatumet, por i pari e ke bërë “hap kutitë ose ik” – e kemi ne sot radhën për ultimatum: Debat publik ose ik!
Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë.
Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do të hyjmë forcërisht!”
Me këto thirrje, minatorët e mbledhur para kryeministrisë po presin takimin me Kryeministrin.
Sigal