Protesta e fasonëve për pagën e luftës, PD Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë

289
Sigal

Punojnë vetëm 50 metra larg Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe i trajtojnë sikur të jenë skllevër! Pronari i firmës nuk ka aplikuar për “pagën e luftës”, kurse institucionet e shtetit në Vlorë, ngrenë supet!

Kjo është situata tragjike, e cila i ka detyruar sot 250 punëtorë të një fasonerie në Vlorë, që të organizohen në protestë! Në kërkim të “pagës së luftës”, të premtuar nga Kryeministri!

Partia Demokratike Vlorë pyet publikisht:

Përse nuk reagon shteti në Vlorë?

Përse nuk e detyron dhe ndëshkon firmën që nuk ka kryer aplikimin, ashtu si e parashikon ligji në raste të tilla?

Sa raste të tilla janë sot në Vlorë, që nuk e kanë fituar “pagën e luftës”?

Çfarë fshihet pas mosaplikimeve me dashje të rasteve të tilla?

Partia Demokratike Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve të shtetit, të cilat janë bërë palë me firmat të cilat nuk aplikojnë për qëllime të mbrapshta!

Partia Demokratike Vlorë do të jetë në mbështetje të çdo lloj proteste dhe reagimi qytetar, që kërkon të mbrojë të drejtat që u jep Ligji, Kushtetuta.