Disa yje dalin kundër rifillimit të Premier League

263
Sigal

Qeveria britanike është shprehur qartë. Futbolli profesionist mund të fillojë përsëri nga 1 qershori si data më e mundshme, ndërkohë që është përfolur edhe për 12-n. Gjithsesi nuk është zgjidhur gjithçka. 8 skuadra për momentin duken kundër rinisjes, ndërkohë që së fundmi kundër kanë dalë edhe futbollistët.

Sipas “Daily Mail”, disa prej lojtarëve të klubeve më prestigjioze nuk duan që të rifillojnë sërish stërvitjet. Rikthimi në stërvitjet është fiksuar për datën 18 maj, me grupe të vogla futbollistësh.  Një zgjidhje që duket se nuk u ka pëlqyer shumë lojtarëve, që e kanë shprehur hapur mendimin e tyre edhe ndaj drejtuesve, që gjendja fizike nuk mund të jetë e njëjtë si para se të bëhej përhapja e Covid-19.

Ata kanë shprehur edhe frikën për anketimin me koronavirus. Në mesin e lojtarëve që e kanë shprehur hapur këtë qëndrim janë Sergio Aguero, Manuel Lanzini dhe Danny Rose. Gjithsesi me shumë mundësi kjo situatë do të rregullohet në ditët në vijim.