Prof. Tritan Shehu: Belbëzimi i ambasadorëve përballë keq përdorimit ekstrem nga një regjim autokrat, te një pseudo parlamenti

280
Belbezimi i ambasadoreve perballe keq perdorimit ekstrem nga nje rregjim autokrat, te nje pseudo parlamenti.
Sikur nuk ndodhen ne Tirane institucionet nderkombetare, ata qe sot duhet te flasin fort, ne fakt te ulerijne per ate qe po ndodh me degradimin e thelle te demokracise shqiptare edhe nepermjet atij Parlamenti antikushtetues e 42 “pupacesh”!
Ndonje nga ata mund te na thote: Ju i late vendet bosh!
Mund te qendroje kjo, por qofte edhe nje gabim i rende nga patetizmi e entusiazmi jo racional i yni i atehershem nuk mund te korregjohet me nje vazhde krimesh ndaj te drejtes te kryera nga ky rregjim, qe po rrenon keshtu cdo dite demokracine shqiptare.
Atehere e me tej na kritikuan, na “goditen”– e pranoj, kishte nje sens ajo!
Po sot, kur demokracia shqiptare, institucionet e saj po shkallmohen deri ne themel?
Heshtje ose vetem disa belbezime timide, disa zera qe duket sikur dridhen kur flasin!
U prek Kushtetuta ne menyren me flagrante, kodi zgjedhor….”shkarkohet” Presidenti dhe se fundmi, diten e fundit te asaj karrikature legjislative caktohet dhe kreu i AMA ne kundershtim te plote me kriteret e vete institucioneve europiane!
Dhe partneret tane Perendimore, autoret e atyre kritereve, ata tek te cilet ne besojme, shtetet e BE, donatoret kryesore e fqinje, Brukseli, KiE, OSBE etj, mbi te cilet shpresojme, heshtin ose vetem belbezojne formalisht.
Shqiperia keshtu po implementon modelet e autokrateve Lindore, shume larg kjo te vetmit model te demokracise qe egziston ne bote, atij Perendimor.
Dhe me paradoksalja, heshtin ose bejne sikur pergjigjen edhe kur ky rregjim i sulmon, akuzon, i ve ne loje ata direkt, edhe si pergjegjes te bllokimt te integrimit tone, kur hedh mbi ju te nderuar partnere “balten”, qe ai ka “gatuar” ne Shqiperi!
Te dashur miq e super miq Perendimore, keshtu nuk na ndihmoni, e as e shpetoni dot Shqiperine nga humnera larg demokracise e Europes, ku po na fundos ky rregjim!
Me keto une nuk perjashtoj aspak ate cfare neve duhet te bejme ne perballje me rregjimin, me mire e me force per te shpetuar vendin tone!
Sigal